Google ADS

Albin Kurti i shkruan letër presidentit, Hashim Thaçi

11:53 | 17 Prill 2020
Arbresh.info

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i është drejtuar me një letër presidentit Hashim Thaçi, përmes së cilës ka qartësuar se nuk heziton t’i përgjigjet dhe as nuk e refuzon kërkesën e tij, porse është në pritje të përgjigjes nga ai për letrën e fundit të dërguar.

Ndër të tjerë në letrën e kryeministrit në detyrë Kurti dërguar presidentit Thaçi thuhet: “Do të jem në pritje të sqarimit tuaj, me shpresën se do të përdorni standardin e njëjtë që po pritni nga unë. Pas përgjigjes suaj mbase mund ta kem më të qartë arsyen pas këtij insistimi për t’u marrë me çështje dytësore e tretësore, në një kohë kur të gjithë duhet të bashkohemi në luftën kundër armikut të përbashkët- COVID-19”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme