Albin Kurti ka nisur një bashkëpunim të ri me Sali Berishë, ish lider i shqiptarëve të Shqipërisë. Në Tiranë, lideri i VV’së ka shkuar bashkë me Liburn Aliun. Në një video të publikuar nga Sali Berisha, shihet një afërsi ndërmjet dy zyrtarëve. Kurti më herët ka pasur raporte të mira me Edi Ramën, ndërkaq, ka pasur një ftohje me PD’në.
Albin Kurit e Sali Berisha kanë filluar një bashkëpunim të ri.
Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka shkuar në zyrë ish-liderit të shqiptarëve të Shqipërisë.
Vizita e Kurtit te Berisha po ndodh vetëm pak ditë pasi Hashim Thaçi s’la të zezë pa thënë për ish-Kryeministrin e ish-Presidentin shqiptar, të cilin e akuzoi edhe për ndihmë me Serbinë.
Ndërkohë, në videon e publikuar nga takimi, shihet se Kurti i thotë Berishës se ka ardhur për të biseduar për temat aktuale.
Berisha është njëri prej zyrtarëve të Shqipërisë që ka dalë krejtësisht kundër idesë së ndryshimit të kufijve në Ballkan. Të njëjtin mendim e ka shprehur edhe Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje.
Gjatë ditës së djeshme, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi. Ai ka kërkuar që Tirana të dalë me një qëndrim kundër idesë së Hashim Thaçit për shkëmbim të territoreve.
Gripi sezonal rrit numrin e pacientëve në kryeqytet
Vjedhje në një argjendari në Prizren, policia jep detaje
Rikthim sensacional i Milanit ndaj Interit, fiton Superkupën...
Yamal ftohet për ndeshjet e Superkupës së Spanjës
Leo dërgon në nominim kokë më kokë Drilonin dhe Gjestin
24 janar finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova 3