Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, është një nga temat kyçe për të cilat partitë politike janë fokusuar gjatë gjithë kohës.
Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili doli i pari në zgjedhjet e 6 tetorit, nuk ka përjashtuar mundësin që me ardhjen e tij në krye të qeverisë, presidenti i vendit, Hashim Thaçi të mos jetë më në krye të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.
Kurti ka deklaruar se me marrjen e postit të kryeministrit, do të jetë vet ai i cili do të marrë përsipër udhëheqjen e dialogut.
Por, njohësit e çështjeve politike, kanë qëndrime të ndryshme rreth kësaj çështje, shkruan arbresh.info.
Disa prej tyre pohojnë se udhëheqja e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit i takon kryeministrit.
Analisti politik, Faik Krasniqi, për arbresh.info thotë se udhëheqja e dialogut i takon kryeministrit dhe jo Presidentit të vendit.
Ai, madje thotë se këtë presidentit Thaçi ia ndalo edhe Kushtetuta e Kosovës.
“Kryeministrit te Kosovës i takon te udhëheq dialogun me Serbinë dhe jo presidentit. Albin Kurti s’ka nevoje ta përdor ‘fuqinë’ për ta ndaluar Hashim Thaçin për te biseduar me Serbinë, sepse Thaçin e ndalon Kushtetuta e Republikës se Kosovës qe te dialogojë dhe me Serbinë dhe te marre vendime ne emër te saj”, tha Krasniqi.
Mirëpo, ndryshe mendon analisti Bekim Kabashi.
Ai thotë se presidentin Thaçi askush nuk mund ta përjashtojë nga dialogu, pasi që sipas tij, ai ka rol kushtetues në politikën e jashtme.
“Presidenti ka rol kushtetues në politiken e jashtme, dhe nuk mundet askush ta përjashtojë nga dialogu me Serbinë, edhe rolin e tij politik në proceset e kaluara. Këtë dje e beri te qarte edhe i dërguari i presidentit Trump për dialogun Kosove – Serbi”, thotë Kabashi për arbresh.info.
Ai po ashtu theksoi se interes që Thaçi të jetë pjesë e dialogut, kanë edhe qeveria e ardhshme, VV-LDK, pasi përmes tij Kabashi thotë se qeveria mund ta marr mbështetjen e opozitës.
“Presidenti Thaçi do te jetë i nevojshëm edhe për qeverinë VV-LDK në dialog, shkaku se përmes tij, mund ta marrin edhe mbështetjen e opozitës në dialog, në këtë rast mbështetjen e PDK-së”, thotë Kabashi.
Kujtojmë se presidenti, Hashim Thaçi, ka qenë në vazhdimësi pjesë e dialogut Kosovë-Serbi të lehtësuar nga Bashkimi Evropian./arbresh.info/
Kuvendi me sqarim për kontratën e re për pastrim dhe mirëmba...
Policia e Shqipërisë nis aksion të antidrogës, “shënjestër” ...
Mbledhja e përbashkët Kosovë-Maqedoni, dalin detajet
Shqipëria mbyll përgatitjet në “Air Albania”, gati për ndesh...
Vëllai i Xhenetës me urgjencë vjen nga Suedia, gruaja e Mevl...
Kryetari Konjufca priti në takim deputetët laburistë të Mbre...