Emërimi i ri i ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi nga kryeministri i Kosovës, po mirëpritet.
Më përvojë të madhe në shëndetësi dhe pa begrand politik, emërimi i kirurgut Latifi në krye të MSh-së, po vlerësohet nga
Sindikatë e Punëtorëve Shëndetësor dhe Oda e Mjekëve të Kosovës.
Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë në Kosovë, Blerim Syla, thotë se Latifi do ta orientojë shëndetësinë, pasi që ka përvojë ndërkombëtare dhe mund ti realizojë edhe në Kosovë.
Sipas tij, ministri duhet të ketë edhe mbështetjen nga Kryeministrit Kurti.
“Duke u nisur nga profesionalizimi që e ka dhe duke u bazuar edhe në deklaratat e parë të cilat i kemi dëgjuar dje, mundet me qenë një person i cili do ta orientojë shëndetësinë, sepse i vyen një person definitiv, ka përvojë ndërkombëtare dhe po shpresojë shumë se ka edhe mbështetjen e kryeministrit, sepse pa e pasur këtë mbështetje vështir, megjithatë jam i lumtur që është një figurë shkencore dhe po shpresojë që ato praktika ndërkombëtare ti realizojë edhe në Kosovë”, thotë ai.
Kryetari i Odës së Mjekëve në Kosovë, Pleurat Sjediu thotë se, Latifi me iniciativat që i ka pasur në Kosovë ia ka dal çdo herë.
“Për me deklaruar se a është i duhuri është problem, pasi që është një sistem problematikë dhe vetëm puna mundet me tregu se a është i duhuri apo jo. Z.Latifi më iniciativat që i ka pasur në Kosovë ia ka dal çdo herë, dhe mendoj që i ka të gjitha kapacitetet për me arrit sukses është njëri shumë praktik, dhe jo i ngarkuar me politikë”.
Sejdiu thotë se, në shëndetësi ka shumë probleme por besojë në të, sepse është shumë praktik dhe pa komplikime.
“Me një grup të bashkëpunëtorëve të profesionistëve të mirë mund të ia arrijë, ka shumë probleme por unë besojë në të se është shumë praktik dhe pa komplikime, dhe tani çështja e pandemisë nuk varet çdo herë vetëm nga ministri, sepse roli kryesorë i ministrit është bashkëpunimi me profesionistë të lamisë”, thotë ai.
Anëtari nga Komisionin për Shëndetësi, Bekim Haxhiu, thotë se emërimi i Rifat Latifi si ministër i Shëndetësisë është i vetmi veprim i mirë që kjo qeveri ka ndërmarrë ndonjëherë.
Haxhiu në anën tjetër uroi që ky emërim i Latifit, të jetë për përmirësimin e sistemit shëndetësor e jo të përdoret nga kryeministri Kurti për të mbuluar rrëmujën e shkaktuar nga ish-ministri Vitia.
“Emërimi i Dr. Rifat Latifit, mjekut me famë ndërkombëtare, ministër i shëndetësisë, është veprimi i vetëm, i mirë, i kësaj qeverie që duhet përshëndetur. Rifat Latifi mjeku i dëshmuar në Amerikë e gjetiu, ka një përvojë të madhe në shëndetësi, prandaj uroj që emërimi i tij të jetë për të përmirësuar e avancuar sistemin tonë shëndetësor dhe gjendjen e profesionistëve shëndetësorë dhe kryeministri Kurti nuk ka qëllim që ta përdorë emrin e tij për ta mbuluar bërllokun dhe rrëmujën që e ka shkaktuar Arben Vitia dhe ekipi i tij. Nuk është e drejtë dhe morale dhe nuk duhet lejuar që emrat e mëdhenjtë të shëndetësisë të përdoren për qëllime të politikës ditore, por atyre t’u ipet hapësira dhe mbështetja e duhur për përmirësim të shëndetësisë.”, thotë Haxhiu.
Ndryshe, emërimi i Ministrisë të Shëndetësisë në Kosovë ka ardhur si pasojë e dorëheqjes së ish-ministrit Arben Vitia për të kandiduar për kryetarë të Prishtinës. /A.ZEKA./arbresh.info/
Teatri Kombëtar i Kosovës është futur në grevë të përgjithsh...
Ushqimet që kanë tendencën të shkaktojnë sëmundje
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...