Albin Kurti i infektuar me COVID-19

09:17 | 28 Tetor 2020
Arbresh.info

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Kjo u bë e ditur nga vetë Kurti në Facebook, i cili tha se parmbrëmë pati disa simptoma, si kokëdhimbje të lehtë, pak koll dhe dhembje e skuqje të syve, raporton arbresh.info.

Postimi i plotë i Albin Kurtit:

Të nderuar anëtarë të Lëvizjes e qytetarë të Republikës,

Parmbrëmë kisha disa simptoma: kokëdhembje të lehtë, pak koll dhe dhembje e skuqje të syve. Dje jam testuar për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Në dy javët në vijim do të qëndroj në vetizolim.

Gjithë të mirat.

Ndryshe, në Kosovë është rritur numri i rasteve me COVID-19, në 24-orët e fundit janë konfirmuar 197 raste të reja, kurse numri i viktimave ka arritur në 669./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme