Në tubimin me moton “Kundër PANhajnisë” në Malishevë i pari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë se fitorja e VV-së do të vij si shi i bereqetit, shkruan arbresh.info.
“Kjo Qeveri e pakicës llogarisin se neve na e kanë vonuar fitoren por ata na e kanë vonuar fitoren pak e na e kanë rritur fitoren shumë. Në zgjedhjet e ardhshme mbështetja për neve do të jetë si shi i madh bereqeti ndërsa për ta si vërshim i humbjen”, ka thënë ai.
Kurti ka shtuar se Qeveria po e bën Kosovën pa të jetueshme për qytetarët.
“Neve na nevojitet një Qeveri me ndryshime demokratike, me një Qeveri që është në shërbim të qytetareve. Ne së bashku do të kemi program për t’i zgjidhur problemet. Kosovën po e bëjnë vend të pajtueshëm përveç për mbiemrat e pushtetarëve por Kosova nuk duhet të jetë vendi vetëm i atyre që janë larte por edhe për ata që janë poshtë”, ka thënë ai.
Ndërsa për deklaratën e kryeministrit, Ramush Haradinaj se papunësia nuk zgjidhet me largimin e 20 kushërinjve që i ka nëpër Institucione, Kurti ka thënë se kryeministri duhet të largohet bashkë me ta.
“Populli ka kuptim edhe pa pushtetin por pushteti nuk ka kuptim pa popullin. Le të bëhen 21 dhe të shkojnë bashkë krejt dhe kjo i ndikon shumë vendit”, ka thënë ai.
Ndryshe në këtë tubim deputetja e VV-së, Albuena Haxhiu ka komentuar deklaratën për punësime të Fatmir Limajt, zëvendëskryeministër dhe kryetar i Nisma Socialdemokrate.
“Siq edhe e keni dëgjuat Fatmir Limaj ka thënë se 70% e punësimeve janë realizuar, kjo është tallje por në fakt ndoshta edhe I kanë mësuar 70% të dajve, tezeve e kushërinjve të tyre. Këta shtetin e Kosovës e kanë shndërruar në biznes privat dhe të rinjtë tjerë duhet të aplikojnë nga 20 e deri 30 herë për një vend pune dhe nuk e fitojnë atë”, ka thënë Haxhiu.
Ajo ka shtuar se vendi duhet të shkoj në zgjedhje.
“Të shkojmë në zgjedhje dhe të fitojnë ata që janë ndryshe, ata që punojnë pa interesa dhe me moral, PANhajnisë po duket se i ka ardhë fundi dhe të gjithë bashkë do të arrijmë sukses sepse ka ardhur koha e Vetëvendosjes.
“Hajnat të shkojnë dhe burg dhe të ndershmit dhe të dijshmit të qeverisin Kosovën”, ka përfunduar Haxhiu./Arbresh.info/
Lexo edhe: Haxhiu nga Malisheva: Hajnat të shkojnë në burg, të dijshmit të qeverisin vendin
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...