Google ADS

Albin Kurti flet për ngritje-rëniet në raportet me ambasadorët amerikanë

22:54 | 23 Shtator 2019
Arbresh Info

Kndidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se partitë rivale kanë futur frikë në popull se Vetëvendosje është anti-amerikane.

Kurti, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se me ish-ambasadorin Greg Delawie nuk është takuar deri në gjysmën e parë të vitit 2017.

“Nuk jemi takuar sepse as ai nuk ka kërkuar takim e as unë. Kur u dyfishuam në zgjedhje [2017] jemi takuar dy-tri herë pastaj [me Greg Delawie]. Me ambasadorin e ri jam takuar tri herë gjithsej”.

I pari i Vetëvendosjes ka thënë se ka respekt dhe vlerësim të madh për amerikanët, pasi janë popull patriotik.

“Ne duhet ta marrim mënyrën e tyre se si mbrohet shteti, çdoherë dhe çdo kund. Ata e mbrojnë interesin e tyre nacional edhe në anën e kundërt të globit nga ku janë gjeografikisht. Ne nuk e mbrojmë as në shtetin tonë”, tha ai.

Kurti thotë se qytetarët janë frikësuar me tezën se “nëse vjen Vetëvendosje në pushtet, na braktisë Amerika”. Sipas tij kjo frikë është reale dhe këtë e kanë bërë subjektet politike.

https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/403247773714224/?t=0

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme