Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, është duke u deklaruar pas intervistimit nga prokuroria në lidhje me kallëzimin penal kundër Thaçit e Veselit.
“Edhe 10 ditë bëhen 1 vit prej kur zoti Thaçi e zoti Veseli kanë deklaruar se në njërën ane Vetëvendosje është krahu i armatosur i organizatës së ashtuquajturës ‘Syri i Popullit’. Mandej kanë akuzuar se kemi inspiruar dhe udhëhequr atë organizatë. Kërkoj që të shndërrohet në aktakuzë ndaj zotit Thaçi dhe Zotit Veseli, dhe te mundësohet një proces i drejte për deklarimet e rreme. Ky proces duhet të përfundoje me dënimin e e këtyre te dy të dyshuarve. Kam bërë edhe kërkesën pasurore për zhdëmtim”, është shprehur Kurti, raporton arbresh.info.
Me 25 prill të këtij viti Albin Kurti, kryetari i Lëvizjes, dhe Glauk Konjufca, asokohe drejtues i Grupit Parlamentar, në Departamentin për Krime të Rënda të Prokurorisë Themelore në Prishtinë bënë kallëzim penal kundër z. Hashim Thaçi dhe z. Kadri Veseli, për lajmërim apo kallëzim të rremë (sipas kuptimit të Nenit 382, par. 1, 2 dhe 4), dhe deklaratë të rreme nën betim (sipas kuptimit të Nenit 383, par. 1 dhe 2, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) Nr. 06/L-074.)
Kurti e Konjufca pretentojnë se Hashim Thaçi, president i Republikës dhe Kadri Veseli, asokohe kryetar i Kuvendit, kanë deklaruar rrejshëm nën betim më datën 28 dhjetor të vitit 2018, në procesin gjyqësor ndaj të ashtuquajturës “Organizata Syri i Popullit”, dhe para gjyqtarëve kanë thënë se Kryetari Kurti dhe deputeti Konjufca janë pjesë e kësaj organizate të quajtur terroriste.
Pasi që dorëzuan kallëzimin penal deputeti Konjufca i cilësoi dëshmitë e rrejshme të Thaçit e Veselit kundër Lëvizjes si “përpjekje për eliminim politik të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, meqë padrejtësisht dhe me shpifje, prej Presidentit të Shtetit dhe Kryetarit të Kuvendit jemi lidhur me një organizatë, e cila pretendohet se është terroriste, që është Syri i Popullit”./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...