Google ADS

Albin Kurti është i njoftuar për vizitën e Miroslav Lajçak në Kosovë

19:37 | 25 Shkurt 2021
Arbresh.info

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak të martën viziton Kosovën.

Arbresh.info, nga burimet diplomatike mëson së Lajçak vjen në Kosovë për të diskutuar për procesin e dialogut.

Emisari i BE-së, do të takohet me kryeministrin në detyrë, Avdullah Hoti, u.d. Presidenten, Vjosa Osmanin dhe me kryetarin e LVV-së, Albin Kurtin.

Për këtë vizitë është në dijeni edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Arbresh.info, mëson se Kurti është i njoftuar për vizitën e Lajçakut në Kosovë dhe se do të takohet me të.

Ndryshe, Miroslav Lajçak do të qëndrojë në Kosovë për disa ditë.

Tutje zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë paralajmëruar mundësinë që mandati i të dërguarit të veçantë të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, të ripërtërihet edhe për një vit.

Lajçak, i cili u emërua në prill të këtij viti për të udhëhequr dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka mandat njëvjeçar, i cili skadon në prill të vitit 2021. Sipas disa burimeve evropiane, të cilat deshën të mbeten anonime “është mjaft e sigurt të supozohet se atij do t’i zgjatet mandati për një vit tjetër”, natyrisht nëse merret parasysh se deri në përfundim të mandatit aktual nuk arrihet marrëveshja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Kujtojmë se lideri i Lëvizjes Vetëvendosja Albin Kurti, partia e të cilit fitoi thellë në zgjedhjet e 14 shkurtit, ka thënë se ai nuk e ka prioritet dialogun me Serbinë. Kurti thotë se megjithatë ai do të merret me dialogun dhe bisedimet kurdo që të ndodhin, dëshiron t’iu japë formë të re bisedimeve për siç thotë “për t’i vendosur të dyja palët në pozita të barabarta”. Kështu ka deklaruar Albin Kurti në ditët e para sapo partia e tij doli e para në zgjedhje, ndonëse ai vetë nuk ishte pjesë e listës zgjedhore. “Bisedimet nuk duhet të përqëndrohen rreth mënyrës se si të kompensohet Serbia për humbjen e Kosovës. Dialogu ndërmjet Serbisë dhe Kosovës duhet t’i ndryshojë vendet tona për të mirë”, kishte deklaruar Kurti duke shtuar se me “Serbinë duhet të diskutojmë sinqerisht, hapur, seriozisht dhe me njerëzit si përfitues përfundimtar”, shtoi tutje Kurti.

EKSKLUZIVE| Miroslav Lajçak të martën në Kosovë

Të ngjashme