Kryeministri, Albin Kurti, gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është takuar edhe me themeluesen e Kosova Action Network, Alice James.
“25 vjet më vonë: Alice James, themeluesja e Kosova Action Network (KAN) që mbështeste protestat tona studentore. Shumë të reja e të rinj nga Kosova i ka ndihmuar Alice për t’u shkolluar në ShBA”, ka kujtuar Kurti, në rrjetet sociale.
Bashkë me Kurtin, në takim ishte edhe ambasadori i Kosovës në ShBA, Ilir Dugolli.
“E kur ne ishim të burgosur politikë e robër lufte në Serbi, ajo bënte fushatë ndërkombëtare për lirimin tonë”.
“Në ambasadën e Republikës së Kosovës në Washington D.C., na mirëpriti ambasadori ynë Ilir Dugolli I cili më 1 tetor, 1997 ndodhej në rreshtin e dytë afër meje dhe mbante parullën me stemën e Universiteti të Prishtinës”./arbresh.info/
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...
Policia shpall në kërkim personat që shihni në foto
Kurti mori pjesë në ceremoninë hapëse të edicionit të 7-të i...
Gresa i zgjon banorët nga gjumi, Drenusha i reagon ashpër
Gruaja bie nga kati i shtatë i një banese në Fier, dyshohet ...