Albin Kurti del të jetë lideri më i votuar në Kosovë, në zgjedhjet e 11 qershorit. Kandidat i VV’së për Kryeministër, sipas rezultateve që ka siguruar Gazeta Express, ka grumbulluar gjithsej 136 mijë e 625 vota.
I dyti politikan më i votuar në Kosovë del të jetë kryetari i PDK’së, Kadri Veseli, që ishte edhe bartës i listës së koalicionit fitues të zgjedhjeve, PDK-AAK-NISMA.
Veseli ka 125 mijë e 866 votues në gjithë Kosovën.
Pas tij, vjen Avdullah Hoti. Mandatari i koalicionit LDK-AKR, më 112 mijë e 882 vota të numëruara nga kutitë e 11 qershorit.
E kandidati për kryeministër më më së paku vota del të jetë Ramush Haradinaj. Kryetari i AAK’së, ndonëse u mandatua për kryeministër nga koalicionit PDK-AAK-NISMA ka grumbulluar 98 mijë e 458 vota. Diferenca mes Haradinajt dhe bartësit të listës së koalicionit, Kadri Veseli, shkon në mbi 27 mijë vota më shumë ky i fundit.
Mbi 34 mijë vota del ti ketë marrë kreu i AKR’së, Behgjet Pacolli.
Ndërsa, Fatmir Limaj, sipas rezultateve që sjell Gazeta Express, është lideri më pak i votuar në Kosovë. Ai ka grumbulluar vetëm 30 mijë e 289 votues në gjithë vend.
Ndryshe, KQZ pritet që të mërkurën, apo më së largu të enjten, të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 11 qershorit.
Votat e liderëve:
Albin Kurti (VV) 136,625
Kadri Veseli (PDK) 125,866
Avdullah Hoti (LDK) 112 882
Ramush Haradinaj (AAK) 98,458
Behgjet Pacolli (AKR) 34,382
Fatmir Limaj (NISMA) 30,289
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...