Albin Kurti deklarohet për takimin e delegacioni të Kosovës në Shtëpinë e Bardhë

13:48 | 31 Gusht 2020
Arbresh.info

Të premten delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë pritet të takohen në Uashington.

Për këtë takim kryetari I Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, thotë se është rrezik të sillet një marrëveshje e rrezikshme për Kosovën.

Sipas Kurti kjo vizitë në SHBA, nuk është krejt pa qëllim në këtë kohë pasi që në të njëjtën formë ishte nënshkruan edhe Demarkacioni edhe Zajetnica, raporton Arbresh.info.

“Delegacioni i Kosovës i cili synon që të bëjë marrëveshjen me Serbinë nuk ka legjitimitet nuk ka kredibilitet nuk ka autoritet dhe nuk ka platformë.

Para 5 viteve edhe demarkacioni edhe zajtenica u patën nënshkruar kur Kuvendi i Kosovës ishte në pushim. Serish Kuvendi i Kosovës është në pushim dhe kemi këso përpjekje që pakufarë transparence anash vullnetit të popullit edhe përgjegjësisë ndajë institucioneve e në veçanti ndajë kuvendit të Kosovës të hyhet në pazare me Serbinë”, tha Kurti gjatë një vizitë në Prizren, shkruan Arbresh.info.

Ish-kryeministri tha se prioriteti i Kosovës duhet të jetë lufta ndajë pandemisë dhe korrupsionit, shkruan Arbresh.info.

“Theksoj se prioritete të Kosovës duhet të jetë luftimi me sukses i pandemisë COVID-19, padëmi kjo që në këtë qeveri koti ka dal tërësisht jashtë kontrolles së institucioneve të shtetit dhe pran luftimit të pandemisë priotitetete ekosovës duhet të jenë punësimi i popullsinë veçanti i rinisë dhe grave dhe luftimi i korrupcionit”, tha Kurti.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme