Zyra e kryeministrit, në një njoftim për media, tha se sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me kryetarin e Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës, z. Nenad Çanak, ku tema kryesore ishte ajo e personave të pagjetur nga lufta në Kosovë.
Kurti e njoftoi z. Çanak se 1632 persona konsiderohen të zhdukur dhe se qeveria do të angazhohet maksimalisht për të gjithë të pagjeturit, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike.
Z. Çanak njoftoi z.Kurti për situatën politike në Serbi dhe tha se kishte marr djalin dhe nipin për vizitë në Kosovë, që të shohin nga afër realitetin në të cilin jetojnë serbët dhe shqiptarët, sepse politika shtetërore, sipas tij, nuk po ia paraqet të vërtetën popullit në Serbi./arbresh.info/
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...