Google ADS

Albin Kurti: Aktivistët i dënuan pa fakte, pa prova, pa argumente

16:57 | 17 Nëntor 2017
Arbresh.info

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka reaguar përmes një shkrimi në facebook pas vendimit të Gjykatës Themelore për dënim më 21 vjet e gjysmë burg ndaj aktivistëve të Vetëvendosjes, shkruan arbresh.info.

Kurti ka shkruar se dënimi i tyre u bë pa fakte, pa prova e pa argumente.

Kurti e ka përmendur edhe vdekjen ende të pasqaruar deri në fund të Astrit Deharit, që vdiq në burg derisa po dyshohej se është pjesë e grupit që ka sulmuar Kuvendin.

Ky është shkrimi i plotë i Albin Kurtit në facebook:

“Astrit Deharin e mbytën në burg, ndërsa katër aktivistët e tjerë i dënuan me 21 vjet e gjysmë burg. Pa fakte, pa prova, pa argumente. Nuk ka pasur nevojë të na e përkujtojnë që e kanë pushtetin. Mbase po ia përkujtojnë vetvetes, tash që e kanë humbur popullin, para se ta humbin edhe pushtetin. Lëvizja nuk ndalet dhe jemi më të fuqishëm se kurrë”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme