Gjatë seances në Kuvend, Albin Kurti ka goditur rëndë Korporatën “Devolli” për lidhje me politikanë të korruptuar, keqpërdorime të shumta dhe fitime marramendëse në kurriz të qytetarëve të Kosovës.
Ai ka përmendur Adem Grabovcin, i cili dëgjohet edhe në disa përgjime teksa kërkon nga Shkëlqim Devolli që “t’ia lagë fytin”. Por ka harruar të përmendë se fyti i deputetit të “Vetëvendosjes”, Fisnik Ismaili, “laget” nga Blerim Devolli.
Albin Kurti ka mbajtur një fjalim të jashtëzakonshëm sot në Parlamentin e Kosovës, ku ka goditur rëndë vëllezërit Devolli.
Por, Albin Kurti nuk i ka përmendur disa fakte që shkojnë kundër partisë së tij, Lëvizja “Vetëvendosje”.
Fisnik Ismaili, bie fjala, deputet i Albin Kurtit, ka pranuar publikisht se merr para nga Blerim Deviolli.
“Birra Peja është klient i Karrotës shumë moti. Si prodhues vendor që është, me FORT qef ia bajmë reklamat. Po, e njajta Karrotë në 2010 ia ka ba logon edhe krejt reklamat Z mobile, kur u pat futë në treg me shumë sukses. Karrota ka ba edhe plot logo të tjera. Edhe çdo kompanie vendore ME FORT QEF i kryejmë punë”, kishte shkruar muaj më parë në Facebook, deputeti Ismaili.
“Për pak vite këta u bënë pronarë të kompanive më të fuqishme në vend si fabrika e miellit M&Sillosi, Qumështorja VITA, Princ Caffe, Fabrika e sfunxherit “Comodita dopio”, fabrika e lëngjeve “Tango”, “Z-mobile”, Qendra e homologimit, Terminali doganor në Prishtinë, Pejë e Mitrovicë, Birra e Pejës, thuhet se edhe televizioni Klan Kosova është i tyre etj. Etj”, tha sot ndërkaq në Parlament Albin Kurti.
Edhe në Komunën e Prishtinës kompania Devolli favorizohet ndjeshëm. Veçanërisht Birra Peja (pjesë e kësaj kompanie). Madje, me drejtorët e kësaj kompanie nuk hezitojnë të fotografohen edhe Kryetari Shpend Ahmeti dhe Nënkryetari Dardan Sejdiu.
Dy javë më parë, Ahmeti madje u fotografua në jahtën e Blerim Devollit të ankoruar në Budva të Malit të Zi.
“Të gjithëve na kujtohet pronto biseda e Adem Grabovcit me Shkëlqim Devollin, ku Grabovci i thotë Devollit “Kqyre se s’mujta me të thirrë… m’u ka zbraz krejt fyti…”, ndërkohë që Devolli i përgjigjet “U bo shef, qe po t’i çoj…”. Shtrohet pyetja, a ju ka tharë fyti vetëm njëherë Grabovcit apo nuk i kanë publikuar pronto ankesat e tjera për tharje fyti? Cilido variant është më i keq se tjetri”, tha Kurti.
Në fakt, duket se Devollët “po ua lagin fytin” edhe vetë deputetëve të Albin Kurtit.
Qytetet evropiane që janë magjike për Krishtlindje
Sfida e “Supermenit” në TikTok, Komuna e Lipjanit iu bën thi...
Vdes një 80-vjeçar si pasojë e zjarrit në një banesë në Shko...
Pesë mënyra natyrale për të luftuar infeksionet e traktit ur...
Të lindurit nën këto tre shenja të zodiakut adhurohen nga të...
“100% ka me dalë nga shtëpia”, për cilin banorë e ka fjalën ...