Albert Krasniqi nga “Demokracia Plus” i ka reaguar deputetit të PDK-së, Memli Krasniqit.
Krasniqi tha se vizitat që ishin bërë në kohën kur PDK-ja ishte në qeveri kinëse për lobim e që në fund kishin përfunduar nëpër klube të natës, shkuan Arbresh.info.
“Vetëm në një vizitë në New York në vitin 2018, për lobim për anëtarësim në Interpol (por që më shumë u panë nëpër klube të natës), delegacioni kosovar përbehej prej hiq me pak se 18 anëtarëve, ne mesin e të cilëve kishte fotograf, asistent, zëdhënës, këshilltarë, madje disa kishin marrë me vete edhe gratë” ishte reagimi i Krasniqit.
Ky është reagimi i plotë:
PDK-së nuk i paska lënë “shije të mirë” delegacioni i madh i Kosovës në Washington që përbëhej prej 8 anëtarëve.
Por çfarë shije linte PDK kur shkonte në vizita në Amerikë gjatë kohës sa ishte në pushtet?!
Vetëm në një vizitë në New York në vitin 2018, për lobim për anëtarësim në Interpol (por që më shumë u panë nëpër klube të natës), delegacioni kosovar përbehej prej hiq me pak se 18 anëtarëve, ne mesin e të cilëve kishte fotograf, asistent, zëdhënës, këshilltarë, madje disa kishin marrë me vete edhe gratë.
Delegacioni i Kosovës në washington edhe ka mundur të jetë më i vogël, por me gjasë ky ishte prej delegacioneve më të vogla që kanë udhëtuar në Amerikë, marrë parasysh karakterin e vizitës.
Memli Kasniqi deputet i PDK-së, tha mbrëmë në një debat se shkuarje në Uashington me një delegacion të madh nuk ka lënë shije të mirë.
“Po të shkonin edhe përfaqësuesit e opozitës do të ishe edhe më problematik pasi atje do të bëhej luftë kush do të futej në takim e dikush tjetër do të bënte foto korridoreve”, tha ndër të tjera Memli Krasniqi./Arbresh.info/
Drita e mbyll si kampione stinorin vjeshtor, Ballkani e ndje...
Kurti: Kemi rritur pensionet dy herë gjatë mandatit
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani
Pak çerdhe, pak punë për gra