Në ditët e fundit të tij në liri, Albert Berisha, i dënuar për pjesëmarrje në grup terrorist shprehet i zhgënjyer nga sistemi i drejtësisë por i motivuar në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm.
Tre vite e gjysmë është paraparë të jetë koha që Berisha duhet të qëndrojë në burg, pasi ky dënim u mor dhe u vërtetua në tre shkallë të gjykatës në Prishtinë.
Në një intervistë për gazetën ‘Jeta në Kosovë Berisha thotë se i kanë mbetur shpresat edhe të Gjykata Kushtetuese në të cilën është ankuar.
“Tash jemi në fazën, të hanën duhet të paraqitem në vuajtje të dënimit, kam me u paraqitë vullnetarisht për arsye se nuk kam asnjë motiv për tu larguar prej këtij vendi apo për të ju shmangur drejtësisë.Vazhdoj të mendoj edhe sot e kësaj dite se jam plotësisht i pafajshëm dhe do të vazhdoj betejën ligjore edhe prej brenda burgut”, tha Berisha
Djali i kthyer nga Siria thotë se dënimi i tij përveq se është i padrejtë, dërgon edhe një mesazh të keq për personat që dëshirojnë të deradikalizohen.
“Burgu nuk është metoda më e mirë e mundshme në procedin e deradikalizimit megjithatë unë kam thënë edhe më herët që burgu nuk mundet me shndërru mua në dicka tjetër dhe nuk mundet të më stopojë nga rruga e drejtë. Unë do të vazhdoj të punëoj në procesin e deradikalizimit me botimin e artikujve të ndryshëm’, shprehet Berisha.
Ai ka një mesazh edhe për që konsiderojnë se misioni i deradikalizimit është anti-islamik.
“Do të vazhdoj nëse më krijohen kushtet e nevojshme të punoj edhe brenda burgjeve dhe pasi të dal për arsye se mendoj që jam në rrugën e drejtë. Procesi i deradikalizimit nuk do të thotë proces i deislamizimit, përkundrazi deradikalizim do të thotë mësim i drejtë i islamit dhe koncepteve islame dhe mendoj se është proces i dobishëm”, tha Berisha.
Akuzat e Berishës Ndaj Sistemit të Drejtësisë
Megjithëse thotë se do të shkojë në burg në mënyrë të vullnetshme, dënimin e tij Berisha e sheh të padrejtë në të gjitha aspektet.
Ai fajëson Gjykatën Themelore në Prishtinë për marrjen e vendimit fillestar për dënimin e tij dhe Gjykatën e Apelit dhe Supremen që sipas tij morën vendime’ copy-paste’.
“ Procesi në shkallën e parë i ka ngjarë më shumë një inkuizicioni sesa një gjykimi normal, jam dënuar pa asnjë provë të vetme ,pa asnjë dëshmitar. Jam dënuar vec me deklaratën tem që është shkëputë dhe keqcituar vazhdimisht nga prokurori dhe prej kësaj janë nxjerrë edhe përfundimet e gjykatës”, tha Berisha.
Ai deklaroi se në ankesën që e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese ka renditur katër shkelje të të drejtave të njeriut që sipas tij iu bënë në vendimet e gjykatave paraprake.
“Unë shpresoj shumë që Gjykata Kushtetuese ka me marrë vendim dhe do ti evidentoj ato shkelje që gjykata e shkallës së parë i ka bërë sic janë prezumimi i pafajësisë,e dini që ka pasur raporte mediale që para se të merret vendimi është cilësuar dosja jonë si ‘Dosja e ISIS-ave’”, tha Berisha.
Në anën tjetër derisa Berisha pret të vazhdojë punën në dhënien e mesazhit të të rinjtë për deradikalizim ai thotë se do të kërkojë drejtësi lidhur me dënimin e tij deri ku të ketë mundësi ligjore.
“Nuk do të kisha dëshirë të jem kosovari i parë që e padit shtetin në Gjykatën Ndëkombëtare të të Drejtave të Njeriut mirëpo edhe unë e kam një jetë dhe nuk do të dorëzohem para atyre që kanë tentuar të më shkatërrojnë”, përfundoi Berisha./Kallxo.com
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...