Google ADS

ALBANICA – Standard i arkitekturës moderne kombëtare

17:47 | 27 Shtator 2022
E.H

Qytetet në zhvillim pasqyrojnë shpirtin dhe mënyrën e jetesës të një shoqërie, traditën, kulturën, artin, arkitekturën dhe çdo gjë që një shoqëri e bën të dallueshme dhe unike.

Vizionet e njerëzve inovativ me projektet dhe veprimtaritë e tyre bëhen pjesë shumë e rëndësishme e historisë së zhvillimit të një shoqërie, duke u bërë udhërrëfyes për gjeneratat e ardhshme.

Në vrullin e zhvillimit të arkitekturës, ndërtimtarisë dhe mënyrës së jetesës me standardet më të larta në ndërtim dhe të konkurueshme në nivele botërore, bie në sy një qasje e re në këtë fushë.

Albanica Homes me projektet kreative të planifikuara deri në detajet më të imëta, me eksperiencë nderkombëtare anë e kënd botës në projekte arkitektonike, paraqet një qasje të re dhe unike në atë se si do të duken hapësirat urbane në vendin tonë.

Energjia e një shteti të ri në ndërtim ka shtyrë Driton Gërbeshi (CEO i Albanica Homes) bashkë me stafin e tij, që eksperiencën e tij shumë vjeçare internacionale ta fokusoj në dekadat e ardhshme në trojet shqiptare, duke ofruar standard të ri në ndërtim.

Jo rastësisht kjo sipërmarrje gjigante mban emrin ALBANICA.

Si na tha Driton Gërbeshi ne një takim spontan në lokacionin e projektit në ndërtim e sipër të Albanica Residence, Prishtine e Re, në Veternik: “Ajo që më shtyri ta emroj këtë projekt/sipërmarrje ALBANICA, me përmasa impozante në të gjitha trojet shqiptare, është pikërisht vizioni për hapësirat urbane në vendin tonë, ashtu siq shumë arkitekt shqiptar në historinë e ndërtimeve lanë gjurmë anekënd botës, ku shumë institucione, objekte emblematike, rrugë, ura, e të tjera, mbajnë emrat e tyre në metropole botërore.”

Dritoni me krenari potencon se e tërë krijimtaria e tij, qysh nga fillimet e hershme në Lugano të Zvicrës, është mbështetur dhe zhvilluar nga  Behgjet Pacolli.

Dritoni me mburrje thotë: “Kam pasur fatin më të madh që qasjen në punë, profesionalizmin dhe edukatën e kam pranuar dhe mësuar nga  Behgjet Pacolli. Ky suport, edhe sot e kësaj dite me jep shtytje dhe motivim që të realizojme projekte të nivelit botëror në Kosovë dhe regjion. Prandaj edhe jam i lumtur që të gjitha projektet e Albanica mbajnë vulën: “Cilësi e Garantuar nga Behgjet Pacolli.”

ALBANICA Homes me projektet e saj të mahnit jo vetëm në aspektet arkitektonike, por është lider ne cilësinë e ndertimeve duke sjell në vendin tonë standardet më të larta të ndërtimit (cilësi e jetesës e bazuar në hotel me 5 yje, interier me lartësi në hapësirat banuese, recepcion dhe hapësira të përbashkëta luksoze me siguri 24h, pompa termike efiçiente dhe individuale, fasadë moderne me mbrojtje anti-zjarr, garazhe me depo, lavanderi, etj).

Në sipërfaqe prej 2 milion metrave katror, Albanica po sjell projekte madhështore në Kosovë dhe regjion.

Duke filluar me projektin Albanica Residence në Gjilan, tashmë i përfunduar dhe në funksion të plotë si në pjesën e banimit ashtu edhe të qendrës tregtare, për të vazhduar në Prishtinë, me Albanica Residence Prishtina e Re në Veternik, me siperfaqen fillestare prej 170,000 metra katror, projektet e Albanica tashmë kanë marrë vrullin e zhvillimit edhe në:

Albanica Residence në Prizren në më të bukurin vend, në sipërfaqe prej më shumë 156,000 m2.

Albanica Village Bernica, do të jetë qyteti më i ri i shtetit më të ri i projektuar dhe studiuar në të gjitha aspektet për një jetë bashkëkohore, në sipërfaqe prej afro 1,000,000 m2.

Albanica Hill, i shtrirë në pjesën lindore të Prishtinës së Re, në sipërfaqe prej më shumë se 112,000 m2.

Albanica Green Coast III, në Palasë, në brigjet e Jonit, ndërtohet resorti buzë bregut të detit me peisazhin mahnitës, në sipërfaqe prej më shumë se 60,000 m2.

Resorti i paparë deri me sot në Ulqin, buzë detit Adriatik, i shtrirë në plazhin e bukur, në sipërfaqe prej më shumë 100,000 m2.

Projektet e ALBANICA në dekadat e ardhshme janë perlat e para në gjerdanin e arkitekturës moderne kombëtare.

Dritonit dhe stafit të Albanica i deshirojmë një rrugetim të mbarë dhe e falenderojmë për kohën dhe inspirimin që na e dha.

Ky vend ka të ardhme të ndritshme./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme