Gjermania duhet të përgatitet për sulme të mëtejme duke pasur parasysh numrin në rritje të militantëve të mundshëm islamikë, kanë paralajmëruar zyrtarët e lartë të sigurisë, duke u zotuar se do t’i rrisin përpjekjet për t’i përndjekur, dënuar dhe dëbuar të dyshuarit.
Gjermania është goditur nga pesë sulme islamike në vitin 2016, përfshirë sulmin e dhjetorit në tregun e krishtlindjeve në Berlin, ku u vranë 12 persona, ndërsa shtatë sulme tjera dështuan apo u parandaluan, ka thënë Hans-Georg Maassen, presidenti i Inteligjencës së Brendshme të Gjermanisë, BfV.
“Duhet patjetër të presim sulme tjera nga individët apo grupet terroriste,” ka thënë Maassen, duke u thirrur në dëshmi të mëdha dhe në 1 mijë shprehje të shqetësimit nga publiku rreth rreziqeve në rritje.
“Terrorizmi islamik është sfida më e madhe me të cilën përballet BfV dhe ne e shohim atë si njërin nga kërcënimet më të mëdha ndaj sigurisë së brendshme të Gjermanisë,” ka thënë ai.
Në raportin vjetor të kësaj agjencie për vitin 2016 thuhet se 24.400 islamikë gjenden në Gjermani, përfshirë rreth 9.700 salafi dhe se numri i salafive është rritur në 10.100 këtë vit.
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...
Ismaili: Sektori financiar në Kosovë stabil dhe mirë i kapit...
“E lirë je prej meje”, a po ftohen raportet mes Gjestit dhe ...
Deponim dhe kundërmim, kriza me mbeturina në shtetet e Ballk...
Dita e ndeshjes, Kosova pret në ‘Fadil Vokrri’ Lituaninë