Nën përkujdesjen e Konsullatës së Bosnjës e Hercegovinës në Mynih të Gjermanisë është mbajtur manifestimi Dita e Ballkanit, ku sikurse edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor ka marrë pjesë edhe Kosova. Ky fakt i ka alarmuar mediat në Serbi.
Siç njofton gazeta serbe Blic, pavarësisht faktit se Bosnja e Hercegovina (BeH) nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, më 23 mars, nën përkujdesjen e Konsullatës së BeH në Mynih, Kosova është promovuar si shteti më i ri në Evropë, përcjell Telegrafi.
Ndërsa në Konsullatën e BeH në Mynih kanë thënë se vendet e pjesëmarrëse të Ditës së Ballkanit kanë qenë të njëjta si edhe viteve të tjera.
“Nuk e kam parë këtë, më vjen keq, është një organizatë joqeveritare “Human Human Help”, e cila synon të paraqesë kulturën e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kjo është një ngjarje kulturore dhe nuk hyjnë në politikë”, thotë Ruzimira Tihic Kadriq, konsulli i përgjithshëm i BeH në Mynih.
Sipas mediave serbe organizatorët e Ditës së Ballkanit, me çfarë kanë rënë dakord me sponsorët, janë përkujdesur që flamuri i Kosovës të ketë vendin e vet në simbolin e kësaj ngjarjeje, lulen ballkanike, respektivisht ta ketë petalen e saj në lule, e cila sipas përshkrimit paraqet shumëllojshmërinë e Ballkanit. /Telegrafi/
“U kry çdo sen” – Gjesti shpërthen në lot pas nominimit kokë...
Pas dorëheqjes së Trudeau, Trump këmbëngul: Kanadezët do të ...
Trajneri i ri i Milanit feston trofeun me “puro” dhe vallëzi...
Shkupi, qyteti më i ndotur në Evropë
Hoti: Trefish më shumë punëtorë se këta të pranuar sot në KE...
A do të ulet çmimi i energjisë në Shqipëri? Bordi i ERE shqy...