Alarmohen banorët: Gruaja në Tiranë qëllon me tulla babë e bir

19:21 | 24 Shkurt 2019
Arbresh.info

Një sherr masiv ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 16:00 në kryeqytet.
News24 mëson se ngjarja ka ndodhur në zonën e Freskut ku disa persona janë përleshur me njeri-tjetrin. Ngjarja ka shkaktuar panik tek banorët dhe bizneset e zonës.

Ndërkaq është njoftuar menjëherë policia e cila ka mbërritur në vend. Ngjarja ka ndodhur pranë dy lokaleve më të frekuentuara të zonës duke shkaktuar frikë tek kalimtarët.

Po kështu në konflikt janë përfshirë dhe familjarë e njërës palë, të cilët mësohet se janë pronarët e ambientit të biznesit ku ndodhi sherri. Madje sipas dëshmive një grua ka qëlluar me gurë , tulla e hunj mbi një makinë luksoze tip “Porche Cayene” brenda së cilës ishin babai dhe djali i tij. Në video duken qartë se dy persona tentuan t’i iknin policisë duke vrapuar pas një ndërtese aty pranë.

Policia ndërkohë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme