Kryetari i Komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së, Haxhi Shala ka rikonfirmuar se rritja e gatishmërisë së Policisë ditëve të fundit lidhej me paralajmërimet për një sulm të mundshëm terrorist.
“Është thënë se ka mundësi të ketë sulme terroriste gjatë festës së Pashkëve. Sepse kësaj organizate(ISIS) është duke iu ngushtuar rrethi si shkak i sulmeve në Siri andaj tash luftëtarët janë duke i kthyer në vatrat e tyre”.
Ai ka thënë poashtu se AKI është në shërbim 24 orë dhe sipas tij, ky institucion është duke kryer punën shumë mirë, duke siguruar informacione dhe duke i përcjellë ato te Policia.
“Përderisa nuk ka ndonjë sulm ne jemi të kënaqur me punën e tyre sepse kjo nënkupton se janë duke e përcjellë secilën lëvizje në vend”.
Shala që është i ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë poashtu se pavarësisht që situata ishte serioze sa i përket sigurisë në vend, nuk duhej të krijohej alarm tek populli.
“Edhe unë kam thënë se nuk duhet të bëhet kaq e madhe ngrita e gatishmërisë, nuk ka pasur nevojë te kemi këtë alarm. Alarme ka pasur por ato nuk duhet t’i dinë qytetarët. Është dashur të bëhet një alarm më i mbyllur, pa u vërejtur nga qytetarët”.
“Drejtori i Policisë është dashur ta menaxhojë më mirë këtë alarm. Pas ngritjes së gatishmërisë nga Policia, ka qenë reagimi i Ambasadës Amerikane sepse kuptohet se ata kujdesën për qytetarët e vetë”.
Sipas Shalës, alarmi për cënimin e mundshëm të sigurisë në vend është ditur më herët nga institucionet vendore dhe ato kanë qenë të njoftuara paraprakisht, rreth një javë më herët.
Liverpool në kërkim të shkëputjes në tabelë përballet me Lei...
Cunha i shënon gol direkt nga korneri Man Unitedit
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...