Alarmi do të dëgjohet sot në Prishtinë e Podujevë, Komunat tregojnë arsyen

09:39 | 5 Mars 2022
S D

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se këtë të shtunë do të bëjë testimin e Sistemit të Alarmit Publik.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Komuna ka bërë me dije se testimi do të bëhet në orën 12:05.

“Këtë të shtunë, më 5 mars, në orën 12:05 Komuna e Prishtinës do të bëjë testimin e radhës së Sistemit të Alarmit Publik me tingull të njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda”, thuhet në njoftim.

Testimin e alarmit do ta bëj sot edhe Komuna e Podujevës.

“Me datën 05.03.2022 (e shtune), nga ora 12:00, Komuna e Podujevës do të bëjë testimin e Sistemit të Alarmit Publik me tingull të njëtrajtshëm”, thuhet në njoftimin e komunës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme