Google ADS

Alarmante: Vetëm brenda një jave kanë ndodhur 6 vrasje në Kosovë

09:29 | 26 Gusht 2016
M. A.

Kosova është duke u listuar tek vendet ku po ndodhin vrasje të shpeshta. Vetëm brenda një jave raportohet të kenë ndodhur 6 vrasje. Një në Ferizaj, tri në Gjakovë dhe dy në Deçan, shkruan arbresh.info

Mbrëmë në Komunën e Deçanit janë vrarë dy persona. B. Ramaja dhe R. Ramaj janë viktimat e ngjarjes tragjike. E për vrasjen e tyre, janë identifikuar babë e bir, si të dyshuar për vrasjen.

Brenda kësaj jave, një tjetër vrasje e rëndë ka ndodhur në Komunën e Gjakovës. Të mërkurën, tre persona janë qëlluar me armë zjarri dhe kanë mbetur të vdekur në një kafiteri në qarshi të Gjakovës.

Policia e Kosovës ka raportuar se viktimat janë: V. I i moshës 35 vjeçare. A. I i moshës 28 vjeçare dhe Z. K i moshës 37 vjeçare. Deri më tani nuk ka të arrestuar për këtë rast. Patrullat policore janë vënë në kërkim të personave të dyshuar të mundshëm, përcjell arbresh.info

Ndërsa, të enjten e datës 18 korrik, është vrarë një 20 vjeçar pasi është qëlluar me armë zjarri në hyrje të ndërtesës në rrugën “Rexhep Bislimi” të Ferizajt.

Policia Kosovës pati njoftuar se ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull, të cilit i është konfiskuar një revole dhe dy fishekë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Nga 6 vrasjet e ndodhura deri më tani, Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka arrestuar vetëm një person si të dyshuar për vrasjen e 20 vjeçarit nga Ferizaji, ndërsa të dyshuarit për vrasjen në Gjakovë dhe Deçan janë në arrati./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme