Google ADS

Alarmante, priten drunjtë në parkun e Gërmisë

20:10 | 8 Shkurt 2018
Arbresh.info

Në Parkun Nacional të Gërmisë janë duke u prerë drunjtë pa kontroll.

Kjo shihet nga fotot e dërguara në adresë të redaksisë së portalit “Arbresh.info”.

Në pjesën ku është fusha e basketbollit në Gërmi janë mbledhur një turmë drush gati për t’i ngarkuar.

Mbi 75 % e sipërfaqes së Parkut të Gërmisë është e mbuluar me pyje mjaft të ruajtura, mirëpo duket nëse Komuna e Prishtinës nuk ndërmerr ndonjë veprim ajo do të mbetet pa drunj.

Kujtojmë se Parku i Gërmisë shfrytëzohet edhe si vend rekreacioni për shkak të vlerave atraktive natyrore dhe ajri i pastër./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme