Në ditën ndërkombëtare të parandalimit të vetëvrasjes (10 shtator), vendin tonë kjo dukuri e gjen ende me një numër të madh të vetëflijimit, shkruan Arbresh.info.
Policia e Kosovës në një përgjigje për portalin “Arbresh.info” ka thënë se janë duke i hetuar këto raste kur dyshohet se personi është shtyrë të bëjë një veprim të tillë.
“Kur kemi të bëjmë me VP “shtyrja në vetëvrasje” dhe kur ka të dhëna se është konsumuar VP ,,ndihma në vetëvrasje”, ne i hetojmë këto raste”, thuhet në përgjigjen e Policisë.
Sipas Policisë së Kosovës brenda periudhës 1 janar deri më 31 gusht janë evidentuar 20 vetëvrasje.
“Gjatë këtij viti (1 janar-31 gusht) janë evidentuar 20 vetëvrasje dhe 140 tentim vetëvrasje. Ndërsa në vitin 2017 janë evidentuar 32 vetëvrasje dhe 216 tentim vetëvrasjeje”, thekson PK.
Kurse sipas statistikave të Policisë së Kosovës në vitin 2016 janë evidentuar 37 vetëvrasje dhe 229 tentim vetëvrasjeje, në vitin 2015 janë evidentuar 60 vetëvrasje dhe 219 tentim vetëvrasjeje, në vitin 2014 janë evidentuar 77 vetëvrasje dhe 261 tentim vetëvrasjeje.
Ndërkohë sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë rreth 800 mijë njerëz vdesin nga vetëvrasja, që i bie një person çdo 40 sekonda.
Ndërsa në vendin tonë nuk ekziston asnjë linjë telefonike shtetërore ku mund të drejtohen njerëzit të rrezikuar nga vetëvrasja./Arbresh.info/
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...