Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar ndaj numrit në rritje të vdekjes së punëtorëve në vendin e punës.
Sipas KMDLNj-së, që nga fillimi i këtij viti janë regjistruar nëntë vdekje të tilla sidomos në sektorin e ndërtimtarisë për shkak të kushteve të rënda të punës.
“Numri i të punësuarve që angazhohen si punëtorë sezonalë, kryesisht në ndërtimtari dhe në sektorin privat e që për shkak të kushteve të rënda – rrethana pune pa siguruar mbrojtje, që e pësojnë nga lëndimet e lehta, të rënda, me pasoja të invaliditetit të përjetshëm e deri te humbja e jetës vetëm sa po rritet”, thuhet në reagim.
KMDLNJ i ka adresuar këto shqetësime edhe Kryeinspektorit të Punës, Basri Ibrahimit, duke bërë thirrje që të shtohen inspektimet mbi kushtet e punës.
Sipas komunikatës, Kryeinspektori Ibrahimi konsideroi se këto shqetësime janë të drejta dhe duhet të adresohen me seriozitet nga Inspektorati i Punës.
Po ashtu, KMDLNj propozoi që nga dënimet e shqiptuara për mosrespektim të ligjit dhe moskrijimit të kushteve të sigurta për punë të krijohet një fond i veçantë vetëm për punëtorët që e pësojnë në vendin e punës dhe familjet e tyre.
KMDLNj gjithashtu propozoi që në rast se punëtori humb jetën në vendin e punës me fajin e punëdhënësit dhe i cili nuk e ka zgjidhur çështjen e banimit, familjes duhet t’i ndahet një banesë në kompleksin e ndërtimit sikur edhe t’i ndahet një pension mujor i cili nuk do të ishte më i ulët se i pensionistit kontributpagues.
Sipas Inspektoratit të Punës, më 2016 në vendin e punës kanë vdekur 5 punëtorë.
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...