Një numër rekord i të infektuarve me Covid-19 është shënuar gjatë ditës së sotme në Kosovë.
Brenda 24 në vendin tonë janë shënuar 730 raste të reja me Covid-19, raporton arbresh.info.
Sipas njoftimit të Institutit Kombëtar për Shëndetësi Publike (IKSHPK), gjatë 24 orëve të fundit janë testuar rreth 2 mijë persona.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.794 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 730 raste pozitive”, thuhet në njoftim./arbresh.info.
Njoftim i plotë:
1794 TESTIME, 75 TË SHËRUAR DHE 730 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.794 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 730 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Kamenicë 2 raste (76 dhe 70 vjeç), Prishtinë 2 raste (78 dhe 71 vjeç), Vushtrri 2 raste (82 dhe 77 vjeç), Gjilan 1 rast (58 vjeç), Pejë 1 rast (62 vjeç), Prizren 1 rast (58 vjeç), Rahovec 1 rast (66 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (71 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 24.155 raste nga 106.770 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 755 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 75 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 16.122 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.278.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 312 raste, komuna Ferizaj 73 raste, komuna Gjilan 48 raste, komuna Podujevë 39 raste, Prizren 33 raste, komuna Gjakovë 31 raste, komuna Pejë 26 raste, komuna Fushë Kosovë 21 raste, komuna Viti 15 raste, komuna Deçan 13 raste, komuna Mitrovicë 12 raste, komuna Lipjan 11 raste, komuna Shtime 11 raste, komuna Novobërdë 10 raste, komuna Skenderaj 10 raste, komuna komuna Vushtrri 9 raste, komuna Kamenicë 8 raste, komuna Klinë 8 raste, komuna Suharekë 7 raste, komuna Kaçanik 6 raste, komuna Obiliq 6 raste, komuna Rahovec 6 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Istog 3 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë dhe Hani i Elezit.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi