Rastet e sëmundjes së kancerit janë bërë alarmante në vendin tonë.
Nga viti në vit, në Kosovë po shtohen rastet e personave të prekur nga kjo sëmundje, raporton Arbresh.info.
Brenda katër muajve të parë të këtij viti, në Kosovë nga kanceri janë prekur mbi 700 persona.
Kështu ka bërë të ditur për Arbresh.info, drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi.
Kurteshi bëri të ditur se sëmundja dominuese e kancerit është ajo e gjirit te femrat dhe e mushkërive tek meshkujt.
Ai po ashtu, tregon edhe sëmundjet tjera të rrezikshme, të cilat janë në rritje.
“Menjëherë pas tyre vijnë sëmundjet e tubit digjestiv ose zorrës së trashë më së shumti, dhe pastaj organeve gjenitale te fermat siç është mitra, qafa e mitrës dhe vezoret, pra këto janë patologjitë më të shpeshta”, tregon Kurtishi.
Trendi i rritjes së kësaj sëmundje të rrezikshme, sipas tij, është i njëjtë tash e pesë vjet.
Sipas Kurtishit, vitin e kaluar janë identifikuar 2 mijë e 150 persona të prekur me sëmundjen e kancerit.
“Vitin e kaluar i kemi identifikuar rreth 2 mijë e 150 pacientë dhe numri ka qenë përafërsisht i barabartë, nga 1 mijë e 50- 1 mijë e 100 si te meshkujt si te femrat te patologjive të ndryshme pro me dominim të femrave nga një mijë femra të sëmura në 450-460 kanë vuajtur nga kanceri i gjirit ose nga 1 mijë e 100 meshkuj rreth 300-280 kanë pasur kancer të mushkërive. Kjo akoma mbetet e njëjtë edhe këto katër muaj të vitit 2024 dhe trendi siç po shihet do të jetë i I tillë si vitin e kaluar në mos më shumë”, shprehet drejtori i Onkologjisë.
Kurteshi tregon edhe numrin e pacientëve, të cilët trajtohen në baza ditore në këtë klinike.
Ai rendit shkaktarët e këtyre sëmundjeve, duke dhënë edhe këshillën e tij, për gjithë qytetarët e Kosovës.
Ndryshe, Klinika e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka përfunduar renovimin dhe të hënën është bërë përurimi i saj nga kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.
Sipas Kurtit, 600 mijë euro është kostoja e renovimit të kësaj klinike, si dhe është shtuar edhe numri i shtretërve./Arbresh.info/ Erolinda Gashi/
Murati: Pasdite pritet të bëhet ekzekutimi i shtesave nga 10...
SHSKUK-ja jep detaje për 30 vjeçarin e infektuar me Lijën e ...
Hoti: Sikur të nisej me kohë ndërtimi i termocentralit me ga...
Studimi në SHBA: Shumica e qytetarëve të lodhur nga lajmet p...
Ngritet aktakuzë ndaj tre personave në Prizren për shitblerj...
Qeveria miraton vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 eur...