Plazhet e Shqipërisë kanë qenë fatale për rreth 15 kosovarë që nga fillimi i kësaj vere. Shumica e tyre kanë humbur jetën derisa po laheshin në ujërat e detit Adriatik.
Megjithatë, pushuesit nga Kosova nuk ndihen të pasigurt, edhe pse disave prej tyre nuk u pëlqen mungesa e rojeve të shpëtimit, raporton KTV.
Plazhet private e ato publike, sipas ligjeve të Shqipërisë, janë të obliguar që të kenë kullën e vrojtimit dhe rojet e shpëtimit.
Eksperti i zhytjes në Kosovë, Ismajl Kasumi, thotë se për 50 vjet, sa ai merret me zhytje, nuk ka parë kaq shumë vdekje në ujërat e bregdetit shqiptar.
Krahas thirrjeve për kujdes nga pushuesit, ai kërkon nga pronarët e plazheve që të marrin masat e nevojshme, pasi aktualisht niveli i sigurisë në shumicën e plazheve në Shqipëri është i ulët.
E, sipas të parit të Unionit Turistik të Shqipërisë, Rrahman Kasa, Agjencia Kombëtare e Bregdetit duhet të mos mjaftohet me gjoba ndaj shkelësve të ligjit.
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030