Në pesë mujorin e parë të këtij viti, në Kosovë janë diagnostikuar 14 raste të reja me virusin HIV-AIDS.
Kështu ka bën për Arbresh.info, shefi i repartit për HIV brenda Klinikës Infektive, të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Murat Mehmeti.
Sipas tij, aktualisht dy persona të infektuar nga kjo sëmundje janë të shtrirë në Klinikën Infektive.
“Gjatë pesë muajve të parë të këtij viti janë regjistruar 14 raste me virusin HIV-AIDS. Momentalisht janë dy persona të shtrirë në Klinikën Infektive, të tjerët e marrin terapinë në mënyrë ambulantore”, thekson Mehmeti.
Mosha më e prekur nga ky virus, sipas tij, është kryesisht mosha e re.
Ndërsa, mënyra e vetme për t’u mbrojtur nga ky virus, sipas shefit të repartit për HIV brenda Klinikës Infektive të QKUK-së, është njohja e partnerit seksual, dhe informacionet nëse vuan nga ndonjë sëmundje si dhe të ketë sa më pak partner seksual.
“Këshilla mbetet e njëjtë. Përdorja e masave mbrojtëse sepse çdo mosrespektim i këtyre masave mund të shkoj deri në infektim jo vetëm me HIV por edhe me sëmundje të tjera”, tha Mehmeti.
Ndërsa, gjatë gjithë vitit 2023, në Kosovë janë regjistruar 14 raste të infektimit me virusin HIV/AIDS
Procedura për kryerjen e analizave për HIV bëhet përmes Klinikës Infektive në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Rasti i parë me HIV/AIDS në Kosovë është paraqitur në vitin 1986 dhe që atëherë rreth 50 persona kanë humbur jetën.
Kosova renditet në mesin e vendeve me shkallë më të ulët të HIV/AIDS-it.
Virusi HIV vazhdon të jetë problemi global shëndetësor i cili, sipas të dhënave të OBSH-së, në fund të vitit 2022 kanë qenë 39 milionë njerëz të prekur me HIV/AIDS, shumica prej të cilëve në rajonin e Afrikës.
Falë terapisë dhe trajtimit efektiv, infeksioni me HIV është bërë gjendje kronike më e menaxhueshme. Ky virus, sulmon sistemin imunitar dhe e dobëson mbrojtjen e njerëzve kundër shumë infeksioneve dhe disa llojeve të kanceri./Arbresh.info/Ejona Hyseni/
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Mu...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...