Raportimet e fundit nga Shqipëria për shtimin e hormoneve nga disa prej kultivuesve të domateve, me qëllim të përshpejtimit të rritjes së tyre, ka ndarë në dysh institucionet përgjegjëse dhe ata që përfaqësojnë konsumatorët.
Në Agjencinë e Ushqimit dhe të Veterinës, thonë t’i kenë dërguar për analiza 60 mostra dhe që të gjitha kanë dalë në rregull.
Mirëpo, pranojnë se Kosova nuk ka laborator për analiza të matjes së sasisë së hormoneve, ashtu siç, sipas tyre, nuk ka as në vendet e rajonit.
Ai ka thënë se nga janari i këtij viti, i kanë rritur kontrollet në pikat kufitare.
Por, me këto konstatime nuk pajtohet Selatin Kaçaniku. Ai thotë se niveli i kontrollit në kufij lë për të dëshiruar.
Të dhënat e doganës flasin për sasi të madhe të importit të domates, por edhe të pemëve dhe perimeve të tjera.
Nga janari e deri më 20 qershor, në vendin tonë janë importuar 20.7 milionë kilogramë pemë dhe perime nga Shqipëria në vlerë prej 6.7 milionë euro.
Nga kjo sasi, vetëm domate të freskëta janë importuar 7.3 milionë kilogramë në vlerë prej 2.4 milionë euro, që është sasia më e madhe e importuar në krahasim me pemët dhe perimet tjera.
Hormonet e bimëve apo fitohormonet janë substanca organike që kanë një përdorim të gjerë në bujqësi dhe që njihen ndryshe edhe si rregullator i rritjes së bimës.
Këto hormone në sasi të lejueshme përdoren për mbarëvajtjen e rritjes së bimës, mirëpo nëse të njëjtat tejkalojnë sasinë e lejuar, atëherë ato mund të jenë të dëmshme për shëndetin e njeriut./arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...