Google ADS

Alarm i rrejshëm për bombë në një diskotekë në Ferizaj

09:36 | 11 Gusht 2024
E.H

Policia e Kosovës raporton se në orët e para të së shtunës kanë pranuar informacion se në një diskotekë në Ferizaj është vendosur një mjetë shpërthyes – bombë.

Sipas policisë, njësitet e PK-së dhe K-9 kanë kontrolluar lokalin dhe nuk kanë gjetur asgjë të dyshuar.

Rasti është duke u hetuar.

“Ferizaj / 10.08.2024-03:09. Njësitet policore pas pranimit të informatës se, në një lokal nate-diskotekë është vendosur një mjet shpërthyes-bombë, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e PK-së dhe K-9 kanë kontrolluar lokalin dhe nuk kanë gjetur asgjë të dyshuar. Lidhur me rastin, është informuar e konsultuar edhe prokurori. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme