Kryetari i tanishëm i Istogut, Haki Rugova, është akuzuar nga kundërkandidatët e tij për gjendjen e shëndetësisë në Istog.
Agron Avdiaj nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se në qendrat e mjekësisë mungojnë listat esenciale të barnave.
Ai ka thënë se në qeverisjen e tyre qendrat e mjekësisë do të punojnë më orar të plotë.
“Poashtu do të instalohet një mbikëqyrje më e rreptë higjienës”.
Edhe Beqir Sadikaj nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se duhet të punohet me dy ndërrime, pasi sipas tij qendrat mbyllen edhe para se të përfundojë orari i punës.
Arif Elshani nga Iniciativa e Pavarur e Istogut, ka thënë se niveli i shëndetësisë në Istog ka degraduar në kohën e Haki Rugovës.
“Duhet të ngritët niveli i vetëdijes së mjekëve”.
Gani Dreshaj, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se në qendrat e mjekësisë familjare ka infrastrukturë, por duhet të punohet më shumë në vetëdijesimin e mjekëve.
Kështu kanë thënë kandidatët në Magazine Lokale në Klan Kosova.
Ndërsa Haki Rugova i LDK-së ka thënë se shëndetësia në udhëheqjen e tij ka qenë më e mira në vend.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...