Arianit Elshani përfaqësuesi i Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjdhjeve, ka akuzuar kryetarin e Zyrës për Certifikim të kandidatëve Yll Buleshkaj se e ka shkelur ligjin.
Kjo deklaratë e Elshani erdhi duke iu referuar rekomandimit të Zyrës për Certifikim të kandidatëve që sot tha se të gjithë kandidatët në listat përkatëse që janë dërguar në KQZ duhet të certifikohen, duke përfshirë edhe ata që bien ndesh me vendimin e Gjykatës Kushtetuese i cili thotë se ata që kanë probleme me ligjin në tri vitet e fundit nuk mund të kandidohen për deputetë, raporton portali arbresh.info
“Sot me veprimin tënd dhe me dërgimin e kësaj liste, ke bërë veprimin më të rëndë dhe atentat ndaj demokracisë dhe shtetit ligjor. Ti dhe ata që të kanë shtyrë ta sjellësh këtë vendim, keni bërë atentat ndaj sundimit të ligjit në Kosovë, sot ti ke vendosur që përgjegjësinë institucionale dhe ligjore ta zëvendësosh me simpatinë tënde për parti politike dhe këtë në kundërshtim me ligjin, por ti nuk mund të fshehesh nga përgjegjësia ligjore për këtë vendim, si u bë që brenda 24 orëve ke ndryshuar vendimin për certifikimin e listave”, tha ai.
Kujtojmë se KQZ sot do të vendosë për certifikimin e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 14 shkurtit./Arbresh.info/
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...