Google ADS

Akuzat për shtëpinë e verdhë, Berisha: Gabimi i Thaçit që nuk ngriti padi

23:21 | 5 Nëntor 2020
Arbresh.info

Ish-kryeministri Berisha i cilësoi stisje, akuzat për transplant dhe trafikim organesh, të ngritura ndaj Kosovës nga ish-Parlamentari i Këshillit të Europës Dick Marty.

Gjatë një interviste në emisionin “Opinion” Berisha tha se nëse e ashtuquajtura shtëpi e verdhë do të ekzistonte, ai që do të fliste për të do të ishte vetë Millosheviçi.

Gjithashtu, në mbrojtje të UÇK-së dhe drejtuesve të saj, Berisha tha se i vetmi gabim i Hashim Thaçi, ishte që nuk ngriti pandi ndaj Dick Marty-t për këtë raport.

Berisha: Me njohuritë e mija politike dhe mjekësore ky ishte një trillim. Kisha edhe një arsye sepse Millosheviçi në Hagë nuk e përmendi kurrë këtë. Nëqoftëse kjo do kishte ndodhur nuk mund të mos ta dinte Sllobodani dhe do ta përdorte si argumentin kryesor.

Fevziu: Nuk e ka përmendur as në Hagë?

Berisha: Absolutisht asnjëherë. Atë e stisën shërbimet. Shërbimet serbe, e stisën atë akuzë dhe gjetën një fshatar në Burrel, një familje shumë e nderuar, dhe e akuzuan se ai e bëri shtëpinë spital. Marrëzira. Pas kësaj hapën një klinikë në Prishtinë, pasi u çlirua Kosova, e cila merrej me blerje organesh për ta bërë më të besueshme akuzën.

Zoti Thaçi mendoj se bëri një gabim të rëndë. Nuk ngriti padi civile. Padi penale ndoshta nuk ngrinte dot, se kishte imunitetin e parlamentarit të KE-së, por nga padia civile ai nuk duhej të shpëtonte në asnjë mënyrë. Ata që stisën raportin e transplantit të organeve, bënë gjithçka pastaj për ta bërë të detyueshëm hetimin e raportit.

Fevziu: Sipas Thaçit ai nuk është pyetur kurrë për shtëpinë e verdhë.

Berisha: Sepse nuk janë bërë kurrë transplante, as aty as në Fushë-Krujë. Sepse njëherë na vinte një klinikë në një fshat të Burrelit, dhe një klinikë gjoja në Fushë-Krujë. U bazua e tëra në fallsitet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme