Google ADS

“Akuzat ndaj Salih Mustafës të pabaza”, Dritan Goxhaj: Gjithçka e iniciuar nga Rusia, ka qëllim goditjen e NATO-s

21:15 | 11 Tetor 2023
E.G

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dritan Goxhaj u shpreh se akuzat e bëra ndaj Salih Mustafës janë të pabaza.

Gjithashtu ai shprehet se gjithçka është e iniciuar nga Rusia që sipas tij ka për qëllim goditjen e NATO-s.

Gjatë kësaj interviste, Goxhaj tha se kompetencat e Speciales duhet të rishikohen, ndërsa solli në vëmendje edhe deklaratat e disa ish-prokurorëve të huaj, të cilët kanë kërkuar rishikimin e kompetencave të Speciales ndonëse kjo nuk ka ndodhur.

“Akuzat ndaj Salih Mustafës janë të pabaza. Është vetëm një person që është ndaluar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës për shpërdorim të ndihmave humanitare në atë kohë. Ai person është gjallë sot, nuk ka qenë asnjëherë një person i fshehur. Deklaratat e tij i ka bërë publike dhe sot e kësaj dite vazhdon të jetojë në Prishtinë. Zoti Mustafa nuk ka autorizim të ndalonte askënd, ndalimet i bënte policia ushtarake. Dhe doli që këtë person e ka ndaluar Policia Ushtarake. Por nëse do të flasim për një gjyq, duhet të themi se kush e dha urdhrin për ndalimin e zotërisë, për se u ndalua? Dhe ky gjykim shterues nuk u bë në asnjë moment. Ai është një nga personat që ka dëshmuar në gjyq nuk pranon asnjë mbrojtje dhe vazhdon të jetojë në Prishtinë. Askush nuk e ka kërcënuar dhe nuk e kërcënon. Të qenit këshilltar nuk do të thotë të jesh anëtar i partisë. Ky person ka qenë dëshmitar i fshehur, nuk është në mbrojtje. Gjyqi ndaj zotit Mustafa ka vazhduar një vit e gjysmë. Unë shkrimin e kam bërë dy muaj pasi është dhënë vendimi për zotin Mustafa. Nuk e di se në cilën periudhë të këtij gjykimi që zonja ka dhënë dëshminë e saj, që unë pretendoj se ka dhënë dëshminë e rreme. Ajo jeton në Prishtinë dhe nuk është e cenuar. Kemi dy koncepte, dëshmitarin e mbrojtur dhe dëshmitarin e fshehur. Dëshmitari i mbrojtur është publik ndërsa emri i dëshmitarit të fshehur nuk është publik dhe e di vetëm Prokuroria. Dhe unë them që kjo zonja që është dëshmitare e fshehur ka dhënë dëshmi të rreme. Nëse zonja Bala nuk do të kishte punë, por Prokuroria Speciale nuk do të kërkonte arrestimin.”, tha ai.

“Ka disa ish-prokurorë që pasi janë larguar, të huaj, kanë deklaruar që duhet rishikuar kompetencat e saj. Është kërkuar jo juridikisht që të bëhej kjo. Jemi akoma në fazën e bisedimeve dhe fjalëve që ata që kanë marrë pjesë në të kanë parë që ka shkelje të të drejtave të njeriut. Dakord u votua nga shokët tanë të luftës në një presion të madh ndërkombëtar. E gjitha kjo është e iniciuar nga Rusia, me një hedhje të largët. Hedhja e largët është NATO, të goditet NATO dhe jo Hashim Thaçi apo Dritani, ne jemi pika uji në oqean. Kryesorja është NATO, po të shihni ata që ndodhen të arrestuar nuk janë persona që kanë mbajtur detyra komanduese, ndërkohë që do të dënohen për shkak të përgjegjësisë komanduese. Janë thirrur persona që janë nënshkrues të marrëveshjes së Rambujese, marrëveshje që Serbia nuk e nënshkroi”, tha ai./abcnews.al/

Të ngjashme