Google ADS

Akuza e fyerje me Ismet Beqirit e Faton Topallit

12:37 | 15 Shkurt 2017
Arbresh.info

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri ka akuzuar deputetin e VV-së, Faton Topalli se ai po qëndron me njërën këmbë në Kosovë e me tjetrën në mërgim dhe flet për Kosovën sikur të jetonte vetëm këtu.

Këtë kritikë, Beqiri e ka bërë gjatë diskutimit për Integrime Evropiane në seancën e sotmte të Kuvendit, shkruan arbresh.info.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Topallit i cili i tha Beqirit se aim und t’i ketë dy pasaporta por jo edhe dy fytyra siç i ka Beqiri.

Topalli tha se ai nuk ka fituar banesë nga komuna siç ka fituar Beqiri dhe po ashtu po nuk po përfiton nga tenderet siç bën deputeti i LDK-së./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme