Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq në vjeshtë pret betejë të madhe kundër hyrjes së Kosovës në UNESCO , por beson se Serbisë sërish do të fitojë.
Kur bëhet fjalë për përpjekjen e Prishtinës që të sigurojë anëtarësimin në Këshillin e Evropës, ai është një proces i gjatë e shanset e Beogradit që ta kontestojë këtë, janë më të vogla se sa për UNESCO- n, pasi që për të duhen dy të tretat e votave, ka thënë ai.
“Sa i përket UNESCO-s, do të ndërmarrim të gjitha që mundemi në përputhje me fuqitë dhe mundësitë tona. Mos e hiqni nga mendja se kundër nesh nuk do të jenë jo vetëm shqiptarët e Prishtinës, por edhe disa të fuqishëm të cilët e kanë sponsorizuar kërkesën për hyrje të Kosovës në UNESCO”, citon gazeta Blic e Beogradit të ketë thënë Vuçiq./Arbresh.info
Sot pritet të fillojnë punimet në rrugën “Rexhep Luci” në Pr...
Sot mbahet takimi i radhës i Komitetit Ndërministror për të ...
Parashikimi i motit për sot
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...