Aktiviziohet Isa Musatafa, thotë se LDK-ja po sulmohet për ta përçarë

13:50 | 6 Shtator 2018
Arbresh.info

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar përsëri pas akuzave ndaj tij se ka formuar Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, me kompetenca të zgjeruara dhe se ai ka lënë Kosovën pa ushtri.

Mustafa ka folur edhe për sulme që janë bërë ditëve të fundit ndaj LDK-së, pas qëndrimit në sallë të deputetes së kësaj parti, Teuta Rugova në seancën e thirrur nga pozita.

Kreu i LDK-së, ka thënë ndaj kësaj partie po zhvillohen sulme të orekstraura më qëllimin që ta ndajnë, sepse kjo parti iu krijon probleme në zgjedhje.

Ai lidhur me formimin e Ushtrisë së Kosovës, në një postim në Facbook, ka  thënë se kjo gjë bëhet me bashkëpunim me faktorin ndërkombëtarë dhe jo me njerëz të Graçanicës dhe Shtërpcës.

Kanë qenë disa zyrtarë të PDK-së, që ditëve të fundit kanë akuzuar Isa Mustafën për Asocacionin dhe Ushtrinë e Kosovës.

Postimi i plotë i tij:

Ditëve të fundit po zhvillohet një sulm i orkestruar ndaj LDK-së dhe ndaj meje si Kryetar i LDK-së. E di që ata kanë dëshirë ta përçajnë LDK-në sepse iu krijon problem për zgjedhje të reja. Por nuk munden, nga se po shërbehen me të pavërteta kurse opinion është ngopur me to.

E para. Dje thash se vendimi për Asociacionin ka rezultuar nga Marrëveshja e parë, të cilën e ka nënshkruar Hashim Thaçi dhe e ka ratifikuar Kuvendi. Edhe një ministër që bënte shumë zhurmë me të pavërteta për këtë çështje, por për të cilin më parë kam pasur përshtypje për një djalë të edukuar dhe të pjekur, dje e pranoi se edhe Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se Asociacioni duhet të themelohet bazuar në marrëveshjen e parë dhe të Ligjit mbi ratifikimin e kësaj marrëveshje, jo në dokumentin e parimeve që unë e kam nënshkruar. Atëherë nëse dikush e ka sjellë Republika Serpsken në Kosovë sipas tij, për çfarë unë mendoj se e ka gabim, do të ishte kjo marrëveshje e nënshkruar nga shefi i tij.

E dyta. LDK dhe unë publikisht e kemi kundërshtuar në vitin 2014 vazhdimin e vendeve të rezervuara për minoritetet në Kosovë dhe kemi kërkuar të veprohet sipas Kushtetutës dhe Pakos së Ahtisarit, që këto vende pas konsumimit të tyre prej dy mandateve të kalojnë në vende të garantuara. Po të veprohej ashtu siç PDK dhe subjektet tjera kërkonin atëherë, çdo vend i fituar përmes zgjedhjeve në Kuvend do të ishte shtesë, përveç 10 vendeve të rezervuara komunitetit serb të Kosovës dhe komuniteteve të tjera. Me këtë veprim sot Lista Serbe do të kishte mbi 15 deputet në Kuvend dhe pakicat do të ishin forca më e madhe politike në Kosovë, ku mbi 90% janë shqiptar. Kjo do të nënkuptonte Ahtisari plus, dhe një situatë që kurrë nuk do të arrinim ta ndryshojmë sepse nevojiten dy të tretat e dyfishta, e as serbet e as tjeret nuk do të votonin kundër vetvetes.

Është ironike të lidhet kjo me FSK-në dhe shndërrimin e saj në Forcë të Armatosur. Transformimi i FSK-së bëhet në bashkërenditje me partnerët tanë, NATO-n, SHBA-të dhe BE-në, jo me njerëz të Graçanicës dhe Shtërpcës, sepse për fat të keq ata, deshën apo jo, janë diktuar dhe diktohen nga Beogradi./Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme