Funksionalizmi i Gjykatës Speciale, do ndikojë jashtëzakonisht shumë në konfigurimin politik në Kosovë, mirëpo përveç kësaj do ketë edhe të tjera pasoja që do dëmtojnë shtetasin e Kosovës.
Në kohën kur ka mbetur çështje ditësh ngritja e aktakuzave të para, njohës të sistemit të drejtësisë theksojnë dëmet edhe të anës tjetër të këtij procesi.
Sipas avokatit Tomë Gashit me formimin e kësaj Gjykate, Kosovës i kanoset dhe një rrezik tjetër, siç janë mosnjohjet e mëtejshme.
Puna e madhe e bërë ndër vite në aspektin diplomatik mund të mos rezultojë efektive, dhe te kemi një ngecje në vazhdimësi sa i përket njohjeve te reja pasi tashmë shtete të tjera do hezitojnë ta njohin Kosovën.
‘Kur deputetë të Kuvendit të Kosovës e kanë votua këtë gjykatë, edhe pse është rast tepër unik dhe është jashtëzakonisht gjykatë e dëmshme për të gjithë shqiptarët në përgjithësi, për shqiptarët e Kosovës në veçanti por posaçërisht për ish-pjesëtarët e UÇK’së. Unë për këtë arsye edhe shumë herë e kam quajtur këtë gjykatë si gjykatë raciste”, tha Gashi për Tribuna Channel.
Destabiliteti në Kosovë hiqet si opsion nga ana e Gashit, por ai ripërsërit idenë e tij se kjo gjykatë në mënyrë absolute nuk duhej votuar dhe dëmton rëndë imazhin e UÇK’së.
“Asnjë variant nuk mund të sjell destabilitet për Kosovën por sigurisht se do të ketë shfaqje publike mllefit apo të pakënaqësisë posaçërisht të tyre të cilët do të jenë do të jenë të goditur nga prokurorë të cilët do të dërgojnë aktakuzat në këtë gjykatë speciale”, tha ai./arbresh.info/
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...