Aktivitetet për shënimin e Ditës Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur

13:20 | 27 Gusht 2021
arbresh.info

Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare te të Zhdukurve të Kosovës në koordinim me Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe me përkrahjen e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, organizojnë shënimin e 30 gushtit – Dita Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur.

Aktivitetet për shënimin e Ditës Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur, të përgatitura nga Këshilli Organizativ, sipas agjendës:
– Marshi Përkujtimor fillon nga ora 09:30, më 30 gusht 2021, nga Sheshi Zahir Pajaziti, për të arritur në ora 10:00 te ‘Lapidari dedikuar personave të
zhdukur’ (pranë Ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës)

– Vendosja e luleve te ‘Lapidari për Persona të Zhdukur’ fillon nga ora 10:00, më 30 gusht 2021

– Vizita dhe homazhe në ‘Lokacionin e pranimit të mbetjeve mortore gjatë procesit të riatdhesimit’ afër Pikë Kalimit Kufitar në Merdar fillon nga ora 12:00 , më 30 gusht 2021

Po ashtu, gjatë datës 29 gusht 2021 shoqatat e familjeve të personave të zhdukur do të organizojnë aktivitete sensibilizuese në komunat përkatëse për shënimin e Ditës Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme