Komuna e Malishevës ka njoftuar se për shkak të aktiviteteve të planifikuara për Ditën e Çlirimit dhe Ditën e Dëshmorëve të komunës së Malishevës, të premten, datë 14 qershor, do të ndalohet për qarkullim të automjeteve rruga përgjatë Bulevardit “Ibrahim Mazreku” nga ura e madhe deri te rrethi i parë, që lidhet me rrugën “Hamdi Berisha”.
Në njoftimin për media nga kjo komunë thuhet se bulevardi “Ibrahim Mazreku” do të shfrytëzohet vetëm për lëvizjen e lirë të qytetarëve, të premten nga ora 06:00 deri në ora 23:50.
Gjithashtu, ju informojmë se me përfundimin e manifestimit qendror dhe programit artistik në mbrëmje, do të rikthehet qarkullimi i automjeteve në rrugën “Ibrahim Mazreku”.
Tutje, Komuna e Malishevës kërkon mirëkuptimin e gjithë qytetarëve dhe bizneseve për vështirësitë që mund t’ju shkaktohen gjatë kohës sa ky vendim të jetë në fuqi.
Komuna e Malishevës feston Ditën e Çlirimit më 15 qershor, por përshkak të festës së Kurban Bajramit, aktivitetet e organizuara janë paraparë të mbahen të premten./Arbresh.info/
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...