Aktivitetet javore të komunikacionit rrugor në Gjilan

09:32 | 28 Tetor 2022
A. B.

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe Stacionet Policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan gjatë periudhës kohore 21.10.2022–27.10.2022 në vazhdën e implementim i Planeve Operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’ kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë (7) komuna.

Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar njëmijë e treqind e dyzet e katër (1344) gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.

Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor po ashtu gjatë kësaj jave në kuadër të implementimit të Planit Operative ‘’Makineria bujqësore – Mjetet e punës’’ ka shqiptuar edhe katërmbëdhjetë (14) kundërvajtje ndaj vozitësve të mjeteve motorike bujqësore të cilët gjatë kontrollit kanë rezultuar se nuk janë duke qarkulluar konform rregullave të trafikut rrugor.

Po ashtu në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:
• Hetim i njëzet (20) aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale,
• Hetim i gjashtë (6) aksidente të komunikacionit me të lënduar,
• Konfiskuar njëzet e një (21) patentë shofer,

Njësitet Policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan kanë mbajtur dhe vazhdojnë të mbajnë pika të shumta të kontrollit të automjeteve me qëllim të prezencës sa më të madhe në terren dhe parandalimit të aksidenteve të komunikacionit rrugor, me theks të veçantë të aksidenteve me fatalitet.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 03850807001.

Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë. /arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme