Partitë politike vazhdojnë edhe sot aktivitetet e tyre elektorale për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.
Kjo është agjenda e tyre për sot:
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu, viziton KOMF. (KOMF përballë Elena Gjikës, ora 9:30)
Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë do të mbajë konferencë për medie. (Selia e Degës në Pejton, ora 11:00)
Kryetari Shpend Ahmeti do t’i vizitojë serat e fermerëve që ka subvencionuar në fshatin Llukar, e më pas edhe në Hajvali. (Fshati Llukar, ora 11:00)
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu, viziton tregun e Qytetit dhe Zejtarët. (Tregu i qytetit, ora 11:00)
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Kamenicës, Kujtim Gashi, do të shpalosin programin për ekonomi në Komunën e Kamenicës. (Fabrika “Brickos”, Dheu i Bardhë, ora 12:00)
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Gjilanit, Sami Kurteshi, prezanton zotimet e tij dhe të ekipit të tij për Gjilanin. (Objektin e Qendrës Rinore të Gjilanit, ora 17:00)
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu, mban tubim zgjedhor në Ulpianë. (Ulpianë, ora 17:00)
Partia Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhore me studentë dhe mësimdhënës të Gjilanit. (Hotel Kristal, ora 17:30)
Partia Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhore në fshatin Zhegër të Gjilanit. (Shkolla “Agim Ramadani”, Zhegër, ora 19:00)
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit