Aktivitetet e policisë rajonale gjatë javës në parandalim të aksidenteve

11:34 | 5 Shtator 2022
A. B.

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërrmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve. Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt, gjatë javës që shkoi nga data 29/Gusht – 04/Shtator -2022 ka shqiptuar këto kundërvajtje:

– Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar, 461 gjoba
– Tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar,19 gjoba
– Drejtimi nën ndikimin e alkoolit, 7 gjoba
– Drejtimi i automjetit pa patentë shofer, 41 gjoba
– Kalimi i afatatit të regjistrimit të automjeteve , 35 gjoba
– Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 33 gjoba
– Mos përdorimi i rripit të sigurisë , 225 gjoba
– Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes , 110 gjoba
– Drejtimi i Motoçikletës -Pa patentë shofer, 2 gjoba
– Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor, 646 gjoba
Heqje e patentë shoferit , 23 shoferëve
Gjithsej , 1579 gjoba

Ndërsa, janë raportuar 36 aksidente:
– Aksidente fatale , 0
– Aksidente me lëndime, 13
– Aksidente me dëme materiale, 23

Policia Rajonale e Ferizajt, do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.

Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.
Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme