Aktivitetet e Ministrisë së Mbrojtjes për nder të shënimit të 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

07:26 | 5 Mars 2024
E.G

Me rastin e shënimit të 26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Ministria e Mbrojtjes ka organizuar një sërë aktivitetesh.

Në mesin e aktiviteteve do të mbahet edhe ceremonia e rreshtimit të Kuadrateve të FSK-së, ku marrin pjesë edhe krerët më të lartë të shtetit ndër ta edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Këto aktivitete do të mbahen në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Agjenda:

11:30 – 12:00 – Pritja e mysafirëve;

12:00 – Fillimi i ceremonisë (Raportimi për rreshtimin e kuadrateve para Presidentes);

12:03 – Inspektimi i kuadrateve nga Presidentja dhe Komandanti i FSK-së.

12:05 – Bendi Frymor i FSK-së luan himnin Shtetëror dhe Kombëtar;

12:10 – Homazhe pranë Obeliskut të UÇK-së në Kazermën “Adem Jashari”;

12:15 – Fjalimi i Presidentes së Republikës së Kosovës;

12:25 – Fjalimi i Kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës;

12:35 – Fjalimi i përfaqësuesit të Familjes Jashari;

12:40 – Pjesë artistike nga Bendi Frymor;

12:50 – Mbyllja e ceremonisë./Arbresh.info/

Të ngjashme