Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme do të merr pjesë në konferencën e parë STEMinists, organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit.
Po ashtu Kurti merr pjesë në nënshkrimin e Marrëveshjeve të Mirëkuptimit për nisjen e aktivitetit të mbështetur nga USAID-i të Partneritetit me sektorin privat për forcimin e arsimit të lartë, raporton Arbresh.info.
Kryeministri Kurti merr pjesë edhe në ngjarjen e organizuar nga MFPT me përfitues nga komunitetet joshumicë të programit “Kosova Generation Unlimited” – praktikë me pagesë./Arbresh.info/
Njoftimi i plotë
Agjenda e Kryeministrit të Republikës së Kosovës e datës 24.4.202
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti merr pjesë në konferencën e parë STEMinists, organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit.
VENDI: Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike
KOHA: 9:30
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti merr pjesë në nënshkrimin e Marrëveshjeve të Mirëkuptimit për nisjen e aktivitetit të mbështetur nga USAID-i të Partneritetit me sektorin privat për forcimin e arsimit të lartë.
VENDI: Biblioteka Kombëtare
KOHA: 11:00
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti merr pjesë në ngjarjen e organizuar nga MFPT me përfitues nga komunitetet joshumicë të programit “Kosova Generation Unlimited” – praktikë me pagesë
VENDI: Hotel Sirius
KOHA: 12:30
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë