Me rastin e shënimit të ditëve të Epopes së UÇK-së, Komuna e Prishtinës ka përgatitur një seri të aktivitetesh me datë 5, 6 dhe 7 mars.
Fillimisht, Kuvendi komunal i Prishtinës do të mbajë seancë solemne në ora 10:00-11:00, shkruan Arbresh.info.
Ndërkaq në ora 11:00 do të mbahet ekspozitë.
Nesër (6 mars), do të bëhen homazhe të Varrezat e Dëshmorëve.
Ndërkaq, më 7 mars do të mbahet Ceremonia e Ndezjes së Flakadanëve.
5 MARS
10:00 – 11:00 Seanca Solemne në Kuvendin e Kryeqytetit
Rendi i aktivitetit:
Fjalë mirëseardhjeje, z. Ajet Brajshori, në cilësinë e kryesuesit të seancës
Një minutë heshtje për familjen Jashari dhe gjithë dëshmorët
Intonimi i himneve
Fjalë rasti, Përfaqësues nga OVL, z. Fatmir Sopi
Fjalë rasti nga Kryetari i Kryeqytetit, z. Përparim Rama
Pikë muzikore (Performojnë nxënësit e Shkollës “Prenk Jakova”)
Përmbyllja e seancës
Vendi: Salla e Kuvendit Komunal të Kryeqytetit
11:00 – 11:30 Ekspozitë
Vendi: Holli i Komunës
6 MARS
08:45 – 09:00 Homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve
Vendi: Velani
09:10 – 09:30 Homazhe tek shtatorja e heroit “Zahir Pajaziti”
Vendi: Sheshi “Zahir Pajaziti”
10:00 – 13:00 Homazhe në Prekaz
Vendi: Kompleksi Memorial “Adem Jashari”
7 MARS – Nata e Zjarreve
18:00 – 19:00 Ceremonia e Ndezjes së Flakadanëve/Arbresh.info/
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...