Komuna e Istogut për nder të nëntë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës do të organizojë aktivitete kulturore dhe sportive.
Aktivitetet sipas njoftimit për media nga kjo komunë, do të zhvillohen nën patronatin e kryetarit, Haki Rugova .
Aktivitetet zhvillohen sipas kësaj agjende:
Me: 15.02.2017
10:00 Aktivitete sportive – Turnir në Ping-pong, turniri mbahet në ShFMU ”Ismajl Qemaili” në Saradran.
Të drejtë pjesëmarrje kanë vetëm nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të komunës së Istogut.
Me: 16.02.2017
11:00 Promovimi i librit “Puhizë zemre” kushtuar Ditës së Pavarësisë, në sallën e Kuvendit Komunal në Istog.
Me: 17.02.2017
10:00 – 15:00 Ekspozitë muzeore në muzeun Komunal në Shtëpinë e Kulturës .
11:00 Seancë solemne me rastin e nëntë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, seanca mbahet në sallën e Kuvendit Komunal.
11:30 Koktej rasti
12:00 Homazhe – vendosje kurora lulesh tek Lapidari i Dëshmorëve në qendër të qytetit në Istog
12:30 Homazhe dhe vendosje lulesh tek varri i ish Kryetarit të Istogut Fadil Ferati.
13:00 Programi festiv me këngë e valle para Shtëpisë së Kulturës në Istog .
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra